Këshilli kombëtar i të rinjve sot mori grant prej rreth 10 mijë euro për realizimin e projektit Youth Wiki gjegjësisht të ashtuquajtur Uikipedia për të rinjtë e cila i përmban nëntë kapituj për hulumtim.
Grantin e ndan Qeveria e Republikës së Maqedonisë së bashku me Agjencinë kombëtare për politika arsimore evropiane dhe mobilitet në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Shkup.
“Besoj se përmes këtij projekti të rinjtë kanë mundësi të shkëlqyer që t’i zhvillojnë aftësitë e tyre hulumtuese dhe në mënyrë serioze t’i zhvillojnë njohuritë e tyre”, theksoi kryeministri Zoran Zaev në ndarjen e grantit.
Theksoi se intelekti i të rinjve dhe energjia e tyre e re duhet të vihen në funksion të zhvillimit të shtetit dhe se duhet të sigurohet perspektivë e ardhshme për të rinjtë në shtetin e tyre.
“E dini se qëndrojmë para një detyre të madhe dhe me përgjegjësi. Anëtarësimin në BE dhe në NATO të vendit tonë. Më 30 shtator pres që mbështetja juaj të jetë më e shprehur pasi duhet të sigurojmë një të ardhme për ju dhe për gjeneratat e ardhshme. Ishte e radhës të mundësojmë kushte që ju të mundeni fillimisht ta shikoni dhe ta ndërtoni të ardhmen tuaj brenda Maqedonisë tonë”, i porositi kryeministri Zaev të rinjtë.
Sipas drejtuesit të sektorit për çështje politike në Zyrën e BE-së, Lukash Holub, nuk është e rëndësishme vetëm të ketë politika të të rinjve, por duhet të dëgjohen edhe të rinjtë gjatë krijimit të politikave.
“Shpesh ndodh të rinjtë të përjashtohen prej krijimit të politikave. Tani është koha të ndryshojë kjo”, tha Holub.
Për kryetari e Këshillit kombëtar të të rinjve, Bllazhen Malevski, është e rëndësishme të shihet se të rinjtë nuk janë vetëm të rinj dhe se ata duhet t’i montojnë politikat të cilat dedikohen për ta. shk/11:58