Goli i Salah, i cili mori çmimin “Puskas” dje në mbrëmjen gala të Anglisë, nuk ishte zgjedhur as goli më i mirë në Angli

Ndarja e çmimeve për më të mirin e sezonit 2017/18 është përcjell me kontradikta të shumta, e një ndër to ka qenë edhe goli i Salah që u shënua kundër Evertonit në Premier Ligë.

Salah mori çmimin për golin më të mirë, apo si njihet ndryshe si çmimi Puskas, por në dhjetorin e 2017, kur Salah e kishte shënuar këtë gol në derbin e Merseyside goli i muajti ishte zgjedhur goli i Jermain Defoe.

Por, në shtator të 2018, Salah e fiton çmimin për golin më të bukur Puskas nga FIFA.

Vlen të theksojmë se edhe vitin e kaluar Giroud nuk e kishte fituar çmimin për golin më të mirë të muajit në Premier Ligë, por e fitoi Puskas nga FIFA.