Më 5 tetor në Gjykatën penale në Shkup, me dëgjimin e “bombave” nga materiali dëshmues i Prokurorisë Speciale Publike vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik”-u për paregullsitë zgjedhore.

Në pjesën e pasdites së seancës së sotme, në një pjesë të “bombave” u dëgjua se si ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski kërkon nga bashkëbiseduesit  e tij të gjejnë kundërkandidatë të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale në vitin 2013, si dhe atë se për atë shërbim kërkohen para për mito të njërit nga kundërkandidatëve.

Në njërën nga bisedat, Janakieski kërkon nga ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska të gjejë mënyrë që të binden të votojnë njerëzit të cilët janë në arrest shtëpiak, përderisa në një bisedë tjetër kërkon nga bashkëbiseduesi të bisedohet me të gjitha ndërmarrjet të cilat kanë marrë tender në Komunën Qendër, me qëllim që të punëpsuarit të detyrohen të votojnë dhe të sjellin edhe 50 votues.

Në Gjykatën penale gjatë prezantimit të “bombave” u dëgjua edhe si Jankullovska, e vetëdijshme për parregullsitë në listat zgjedhore, i thotë bashkëbiseduesit se edhe krahas vërejtjeve “nuk do të ketë probleme”, sepse “nga KSHZ paraprakisht i kanë thënë se gjithçka është në rregull”.

Njëra nga bisedat zbuloi edhe se në një adresë ishin regjistruar nga 50 njerëz, për çka Jankullovska thotë se njerëzit i kanë përmbushur kushtet për të marrë letërnjoftime, dhe se “nuk është punë për ta se kush, ku dhe çka ka dhënë”. Në njërën nga bisedat Jankullovska jep udhëzime me fjalët “punë indiane bëhen gjatë heshtjes” për banorë nga komunat në Maqedoninë perëndimore.

Në “Titanik” të akuzuar janë edhe ish-kryeminsitri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce janevski, Xhezmi Ahmet, RObert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, mito gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për fushatën fiannciare zgjedhore në vitin 2011.