Pas një sërë seancash maratonë (29 të tilla), gjykata e apelit në Shkodër ka dënuar dy nipat e ish deputetit të PS-së Arben Ndoka.

Fjala është për Vilson dhe Damjan Ndokën, të cilët u dënuan respektivisht me 3 dhe 8 vite heqje lirie.

Dy kushërinjtë kanë tëntuar të vrasin në vitin 2014 shtetasin Fatmir Nikolli. Ngjarja ndodhi në Lezhë teksa Nikolli kthehej nga Italia.