Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë,Marko Gjuriq, sot pasdite nuk është lejuar të hyjë në Kosovë.

Gjuriq pak pas orës 15:00, është kthyer mbrapshtë nga pika kufitare në Jarinje.

Ai tha se vizita e tij ishte paralajmëruar ashtu siç parashihet me marrëveshjen e Brukselit dhe se “kjo është një lëvizje skandaloze nga Prishtina”.

“Ky është një vendim skandaloz nga Prishtina, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe parimet elementare të lirisë së lëvizjes”, tha Gjuriq për Tanjug.

Ai tha se menjëherë pas kthimit në Beograd dhe pas konsultimit me presidentin Aleksandër Vuçiq, do të informojë publikun.