Në Ministrinë e Punëve të Jashtme në koordinim me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Kabinetit të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, sot u mbajt Konferenca “Përvojat në negociatat aderuese – si duhet dhe si nuk duhet”.

“Duke e pasur parasysh se Republika e Maqedonisë hyn në fazën e fundit të procesit të integrimit evropian, respektivisht fillon me përgatitjet për negociata aderuese, momenti i mbajtjes se Konferencës është shumë i përshtatshëm, duke pasur parasysh faktin se më parë i tërhoqëm konturet e strukturës negociuese, si dhe gjatë këtyre ditëve në mënyrë intensive po përgatitemi për skriningun shpjegues për Kapitullin 23 i cili do të mbahet javën e ardhme në Bruksel – potencoi Sekretarja Shtetërore Gaber në fjalën e saj hyrëse para të pranishmëve.

Sipas saj pas konkluzioneve të qershorit të Këshillit të BE-së, konfirmuar nga Këshilli Evropian me të cilat përcaktohet mundësia e qartë për fillimin e negociatave aderuese në qershor të vitit 2019, Republika e Maqedonisë hyn në fazën e ardhshme të marrëdhënieve tona me Bashkimin Evropian, dhe ajo është procesi i skriningut, që njëkohësisht paraqet pasojë e të gjitha ngjarjeve që ndodhën vitin e kaluar kur Qeveria tregoi rezultate konkrete në zbatimin e reformave dhe mbylljes së çështjeve si brenda ashtu edhe me fqinjët.

“Në këtë kontekst, Qeveria do të mbetet e fokusuar në Reformat Urgjente Prioritare  që janë përmbledhura në Planin 18, duke treguar se ekziston vullneti politik dhe kapaciteti administrativ që ta mbajë momentumin reformues dhe ti bind vendet anëtare të BE-së posaçërisht ata që kanë rezerva të caktuara, se në qershor të vitit 2019 meritojmë datë për fillimin e negociatave aderuese”, tha Graber duke  shtuar se integrimi Evropian është qëllim strategjik i vendit që nga koha e pavarësisë së saj.

“Ky është qëllim i pakushtëzuar që është i mbështetur nga të gjitha partitë politike me të gjitha vepruesit e tjerë shoqëror dhe që është më e rëndësishme nga qytetarët e Maqedonisë – me një fjalë, anëtarësimi në BE është faktori më i fuqishëm koheziv dhe forca kryesore shtytëse e cila na unifikon sipas gjitha themeleve të një vendi multietnik dhe multireligjioz, me një vendndodhje specifike gjeografike dhe në veçanti me një shprehje të veçantë politike”, theksoi Gaber.

Sipas saj integrimi evropian nuk është një shkop magjik por duhet të vazhdojmë të punojmë në gjendjen e demokracisë sonë dhe sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit si dhe për mirëqenien tonë ekonomike dhe sociale.

“Negociatat aderuese na japin kuptim dhe qëllim. Për këtë arsye na nevojiten – sepse në këtë mënyrë reformat do të kanalizohen nëpër proces preciz dhe të definuar të targeteve, kontrollit dhe dërgesës. Negociatat do të jenë një lloj njohje për pjekurinë tonë – si për arritjet e brendshme të agjendës reformuese, ashtu edhe më arritjet e rëndësishme të politikës sonë të jashtme, në veçanti në planin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha Gaber në konferencën e sotme “Përvojat në negociatat aderuese – si duhet dhe si nuk duhet”.