Ndonëse është tërhequr disi si nga muzika po ashtu dhe aktrimi, Selena Gomez vazhdon të marrë vëmendje.

Këngëtarja kohët e fundit ka vendosur te dedikojë energjitë e saj në punë vullnetare ku kontriubon për organizata fitimprurëse dhe duket se kjo frymë e ka nxitur që të dhurojë fustanin e saj në videon muzikore të “Back to You” për ndjekësit e saj në Instagram.

Nëpërmjet Instastories Selena ka ndarë me fansat se që nga xhirimi i videos fustani nuk është përdorur më.

“Ky është fustani që kam veshur në videoklipin e këngës ‘Back to You’ dhe dua t`ia dhuroj dikujt. Kështu që nëse e doni më thoni dhe do t`jua dërgoj, pasi qëndron në dollapin tim dhe nuk është përdorur më.”

Image