Këngëtarja Fjolla Morina ka paralajmëruar këngën e re. Ditë më parë, ajo përmes një videoje u shfaq duke kënduar një pjesë të këngës me titull “Fustani”.

Tashmë ajo ka filluar xhirimet e këtij video klipi, në të cilin do të shfaqet tejet atraktive si çdo herë.

Fustani që Fjolla ka zgjedhur në këtë klip është transparent, me ngjyrë gri dhe vë në pah format trupore të saj.

Përndryshe, “Culo” titullohet kënga e fundit nga Fjolla Morina.