Sipas të gjitha gjasave, ky është një model me të cilin Ferrari pritet të garojë në Le Mans.

Kur menduan se FXX K nuk mund të jetë më i mirë, Ferrari befasoi gjatë vitit të kaluar, me versionin Evo që është shumë më i lehtë.

Me aerodinamikë të përsosur dhe pamje mahnitëse, FXX K Evo është qershia mbi tortë dhe makina më e mirë për pistë, që ndonjëherë Ferarri e ka prodhuar.

Mirëpo, një video e realizuar së fundmi në fshehtësi, tregon se Ferrari mund të jetë duke e testuar një version edhe më ekstrem të këtij modeli me bazë në LaFerrari.

Ende nuk dihet se ku është parë duke u testuar, po është shpërndarë në mënyrë misterioze pamja, që e tregon në lëvizje në hiper-makinë me pamje dhe zhurmë sikurse FXX K Evo.

Duke pasur parasysh afrimin e Le Mans, konsiderohet se kjo makinë, do të shfrytëzohet nga Ferrari, që të mposhtë çdo konkurrencë në garat në pista.