Nga, Abdulla Mehmeti

Populli shqiptar, e në veçanti shqiptarët në Maqedoni, nuk kanë nevojë që ta konfirmojnë dhe forcojnë identitetin kombëtar, historinë, kulturën dhe gjuhën e tyre përmes integrimit në NATO dhe BE, sepse këtë e kanë bërë të parët tanë shekuj më parë, duke qenë djepi dhe shpata mbrojtëse e qytetërimit evropian dhe botëror.

Shqiptarët kanë nevojë vetëm për përkrahje nga faktori ndërkombëtar, për ta pastruar hapësirën etnike shqiptare nga ndikimet e barbarëve, nga falsifikimet e historisë dhe përvetësimi i vlerave tona kulturore; për ndalimin e pushtimit të mëtejmshëm të territoreve shqiptare nga fqinjët dhe rikthimin e territoreve të pushtuara me dhunë përsa ua kanë mundësuar rrethanat historike veprimet ekspansioniste dhe pushtuese të shteteve fqinje, satelite të Rusisë në rajon.

Nuk është çështja vetëm se shqiptarët duan të integrohen në Evropë, por se, edhe Evropa u kthehet rrënjëve të veta, pas sorrollatjes së burokracisë së saj për disa shekuj nëpër përrallat dhe historitë e stisura greke dhe sllave; sepse shqiptarët nuk kërkojnë asgjë më tepër nga Evropa dhe bota, përveç korrigjimit të padrejtësive historike mbi qenien e tyre në Gadishullin Ilirik.

Që ta mbrojnë Evropa dhe bota dinjitetin e tyre dhe të vërtetën historike, janë të detyruara më në fund të jenë në anën e popullit shqiptar, i cili Evropës dhe botës ua ka lindur Lekën e Madh, Mbretin Pirro, Shën Hieronimin, Shën Albanin, Shën Konstandinin, Skënderbeun, Shën Terezën dhe shumë figura të tjera të shquara me famë botërore; që i kanë dhënë Evropës dhe botës monumentin më të lashtë të qytetërimit- Gjuhën shqipe, pa të cilën nuk do të ishin ato që janë sot, por do të ishin më të varfëra për pjesën më të lashtë dhe domethënëse të historisë së civilizimit.

Nuk është çështja sot, a do të kalojë apo jo „lumi“ i shqiptarëve në drejtim të Evropës, por se, ky lumë të rrjedh në shtratin e tij të natyrshëm, jo në atë të devijuar dhunshëm përgjatë shekujve nga barbarët!

(22 shator 2018)