Erë me fuqi mbi 95 kilometra në orë e përfshiu Shkupin, por edhe pjesën lindore të vendit.

Nga DPHM informojnë se erë e fuqishme nga veriu do të fryjë deri në fund të ditës. Në momente do të tejkalojë dhe mbi 95 kilometra në orë.

Era do të vazhdojë të fryjë edhe gjatë ditës së nesërme, por me intensitet më të vogël.

Reshje të shiut, siç informojnë nga DPHM, nuk do të ketë.