Një ngjarje e rënbë ka ndodhurnë Spanjë.

Burime nga mediat vendase bëjnë me dije se një shqiptar është ekzekutuar për vdekje në këtë vend.

Mediat spanjolle shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Reus të provincës Tarragona në Katalonjë.

Pas mesnate, rreth orës 00:45 të ditës së sotme, banorët vendas njoftuan policinë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Kur shkuan në vendngjarje, autoritetet gjetën të shtrirë në tokë një person, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë me origjinë shqiptare.

Emri i tij nuk është bërë i ditur nga mediat spanjolle, por viktima është rreth 43 vjeç. /albeu.com/