Një baron kolumbian i drogës, drejtuesi i një trafiku të gjerë ndërkombëtar të kokainës midis Amerikës së Jugut, Meksikës dhe SHBA-së u ekstradua nga Kolumbia, njoftuan sot shërbimet e prokurorit federal të Kalifornisë.

Paralelisht me ekstradimin e Victor Hugo Cuellar-Silva, tashmë i ndaluar në Los Angeles, shtatë persona u arrestuan të enjten në SHBA në vijim të hetimit disa vjeçar që ka mobilizuar policinë e tre kontinenteve. Gjashtë të dyshuar të tjerë do të ekstradohen së shpejti nga Kolumbia dhe Tajlanda, saktësoi zyra e prokurorit në një komunikatë shtypi.