Me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë në Qendrën e Kulturës “Ilo Anteski Smok” në Tetovë u hap ekspozitë e 24 karikaturave me temë “Turizëm – verë 2018” nga karikaturisti Mirosllav Georgijevski – Miro.

Sipas tij, qëllimi ka qenë që të kapet nga ndonjë detaj interesant nga vendverimet tona, por edhe një pjesë nga vendet në Shqipëri, Greqi dhe Bullgari ku pushimin veror e kalojnë qytetarët e Maqedonisë.

“Unë dëshiroj që çdo ditë të bukur të verës ta shënojë me karikaturë, por për shkak të festës Ditës së pavarësisë duhej pak të shpejtoj edhe pse vera sipas kalendarit ende vazhdon. Edhe pse dëshiroj t’i shënoj ngjarjet me barsoletë ose shaka vetë ato nuk janë më pak qesharake madje kështu karikaturat e mia për turizmin janë më shumë si kritikë, por sërish qëllimi është që njerëzit të relaksohen nga politika që gjithnjë e më shumë po zë hapësirë në të jetuarit e përditshëm. kam nderin që këtë ekspozitë po e hapë në Tetovë prej nga është themeluesi i karikaturës në Maqedoni Kirill Pejçinoviq Tetoec për të cilin shumë pak dihet se edhe pse ka qenë murg, për veten, por edhe për murgjit e tjerë ka vizatuar edhe karikatura”, deklaroi Miro.

Mirosllav Georgijevski – Miro ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare dhe konkurse për karikaturë me ç’rast ka fituar rreth 80 çmime nga tridhjetë e një shtete midis të cilëve më të rëndësishme janë çmimet nga Montreali, Kanadaja dhe Shën Petërburgu, Rusi. Sipas profesionist është inxhinier i makinerisë, ndërsa momentalisht gjysmën e vitit jeton në Shkup, ndërsa gjysmën tjetër në Dojran.

Organizator i ekspozitës së karikaturave “Turizëm – verë 2018” është klubi i artistëve figurativë pranë shoqatës për kulturë dhe art “Ili Anteski Smok” nga Tetova