Drejtori i Lazios, Igli Tare ka disktuar për Joaquin Correa dhe Filipe Caicedo derisa ka konfirmuar se Ciro Immobile dhe Sergej Milinkovic-Savic do të nënshkruajnë kontrata të reja

Shqiponjat romake e presin sonte Apollon Limassolin në Europa Ligë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve derisa kanë startuar më katër lojtarë nga gjashtë blerjet e reja që ka bërë këtë sezon Lazio.

“Duke pasur në konsideratë përvojën që ne patëm në sezonin e kaluar, parasegjithash në fund të sezonit me lëndimet të katër apo pesë lojtarëve thelbësor, ne paguam një çmim të lartë për këtë dhe kuptuam se rotacioni i skuadrës është i rëndësishëm”, tha drejtori sportiv i Lazio për Sky Sport Italia.

“Nuk mund ti ndal lajmet për thashethemet për transfere, por situata e Caicedos nuk është ajo siç është përshkruar në gazeta. Është një rol i vështirë për të që të jetë në bankë për kohë kaq të gjatë dhe tifozët nuk do ta falin atë”.

Joaquin Correa po ashtu erdhi këtë verë në Lazio por është i suspenduar për ndeshjen e parë në Europa Ligë.

Tare po ashtu ka konfirmuar se Lazio ka arritur që ti mban top lojtarët e saj, si Ciro Immobile dhe Sergej Milinkovic-Savic.

“Është çështje ditës që Immobile dhe Milinkovic-Savic të nënshkruajnë kontratë. Marrëveshjet janë gati për pak kohë dhe do të finalizohen në fillim të javës së ardhshme”.