Duket se “Billboard” ka bërë një kërkim të hollësishëm rreth të kaluarës së reperit të famshëm Lil Wayne.

35 vjeçari i cili për një kohë të gjatë i ka munguar fansave me prurje të reja shumë shpejt do të lansojë albumin e tij më të ri “The Carter V”.

Në këtë album reperi zbulon anën e errët të fëmijërisë së tij, dhunën në familje si edhe përpjekjet për vetëvrasje. Edhe pse në intervistat e kaluara ai ka theksuar se këto vepra kanë qenë aksidentale dhe jo të qëllimshme për t’u vetëvrarë, “Billboard” zbulon të kundërtën.

Në një nga këngët më të reja të këtij albumi, Lil Wayne tregon se si në moshën 12-vjeçare mori fshehurazi armën e mamasë së tij për të qëlluar veten por fatmirësisht plumbi nuk arriti në zemër.

Ai gjithmonë ka patur një marrëdhënie të ftohtë me të ëmën pasi kjo e fundit nuk e lejonte të bënte rep.

Loading...