Padi penale është ngritur kundër dy shtetaseve bullgare të cilat kanë grabitur portofol me rreth 18.000 denarë nga një grua në Bit Pazar.

Kundër personave R.G.I.(50) dhe N.N.N.(24) të dyja nga Bullgaria, SPB Shkup deri te prokuroria kompetente publike në Shkup parashtroi padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë se kanë kryer vepër penale “grabitje” të dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, me ç’rast kanë fituar interes pronësor kundërligjor prej rreth 18.000 denarë.

Siç kumtoi MPB, të denoncuarat e kanë kryer veprën  në datën 1 të këtij muaji rreth orës 13:30 në rr. “192” në tregun Bit Pazar. Ata e kanë shfrytëzuar turmën dhe pakujdesinë e të dëmtuarës. N.N.N. janë shtyrë drejt saj që t’ia tërheqin vëmendjen, ndërsa R.G.I. e hapi zinxhirin e valixhes dhe e mori portofolin në të cilin ka pasur 240 euro,  2.400 denarë dhe dokumente personale.

Një person i cili ka qenë në treg, e ka vërejtur ngjarjen dhe ka denoncuar në stacionin policor. Pas kësaj, pas masave të ndërmarra,  më 3 shtator rreth orës 13:00 të denoncuarat janë arrestuar dhe janë mbajtur në Stacionin policor në Bit Pazar.