Sukseset e Dua Lipës nuk po kanë të ndalur. Bukuroshja shqiptare ka punuar së fundmi edhe me legjendën italiane, Andrea Bocelli.

Ky i fundit e ka përfshirë atë në albumin më të ri i cili publikohet më 26 tetor.

Albumi i Bocellit titullohet “Si”, kurse ky është rikthim për të pas 14 vitesh.

Albumi do të distribuohet në më se 60 vende të botës. Ndërkaq, në album janë edhe emra tjerë të ftuar si Ed Sheeran dhe Josh Groban.

Andrea Bocelli konsiderohet legjendë e muzikës italiane, ai ka shitur mbi 85 milionë kopje të albumeve të tij në gjithë botën.