Një ndër ata që kanë parakaluar në tepihun e kuq të FIFA’së për më të mirët e sezonit të kaluar, është edhe legjenda e Chelsea dhe Bregut të Fildishtë, Diedier Drogba

Drogba ka folur për Chelsean por edhe për Lukakun që e kanë krahasuar me të shumë.

“Është e mahnitshme që të vijë këtu dhe të takojë djemtë me të cilët kam luajtur”, ka thënë ish sulmuesi i Chelsea në tepihun e gjelbër. “Ku ka vend më të mirë se të festojmë për futbollin se Londra?”.

“Goli i Gareth Bale është i atillë që ju e ëndërroni para se të flini në ndonjë ndeshje. Kujtohet gjatë gjithë kohës”.

“Çfarë Lukaku është duke bërë nuk ka të bëj asgjë me mua! Ai do të tund shumë rrjeta në Premier Ligë. Nëse rri këtu, do ta kap Agueron që po ashtu po ja del mirë. Ai ka kohë dhe talent”, ka thënë Drogba.