Drejtori gjeneral i Romës, Umberto Gandini pritet të rikthehet sonte te Milani.

Gandini ka punuar më parë te Milani, mirëpo është larguar në vitin 2016 pasi erdhën pronarët kinez, transmeton Gazeta Express.

Ai pritet të bashkëpunojë me Ivan Gazidisin, i cili erdhi nga Arsenali dhe do ta fillojë punën në dhjetor të këtij viti si drejtor gjeneral i Rossonerëve.

Thuhet se Gandinit iu është thënë që të largohet nga detyra si drejtor i Romës, pas kritikave për të në biografinë e Francesco Tottit.