Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit deri te Gjykata Penale e Shkupit dorëzoi aktakuzë kundër ish-drejtorit të Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Vase Donevski, si dhe një personi tjetër, për shkak të veprës penale keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit.

“Në periudhën nga qershori deri në gusht të vitit 2015, i dyshuari i parë si drejtor i shërbimit qeveritar i ndihmuar nga i dyshuari i dytë – si pronar i personit juridik, me vetëdije dhe paramendim, i kanë shkelur kufijtë e autorizimit të tyre zyrtar me qëllim që të përfitojnë dobi të konsiderueshme pronësore për pronarin e personit juridik dhe për personin juridik. Të dyshuarit kanë dakorduar zbatim të procedurës për furnizim publik në të cilin lëndë e furnizimit publik ka qenë mirëmbajtja e higjienës, mirëmbajtja vijuese, shërbime daktilografe, mbrojtje zjarrfikëse dhe operim me centrale telefonike”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Nga atje theksojnë se të dyshuarit duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, kanë pasur për qëllim që ta evitojnë detyrën për pajtueshmëri paraprake nga Këshilli për furnizime publike.

“Gjatë procedurës kanë vepruar në kundërshtim edhe me nenin 43 paragrafi 1 nga Ligji për furnizime publike i cili parashikon se pjesëmarrësit në përgatitjen e dokumentacionit të tenderit nuk guxojnë të jenë ofrues ose anëtarë të grupit të ofruesve në procedurën për dhënien e marrëveshjes për furnizim publik. I dyshuari i parë edhe krahas lëshimeve të bëra nuk ka vepruar në pajtueshmëri me nenin 169 të Ligjit për furnizime publike dhe nuk e ka shfuqizuar procedurën. Ai duke e keqpërdorur pozitën zyrtare me aksionet e ndërmarra e ka favorizuar personin juridik të të dyshuarit të dytë, duke mundësuar vetëm një ofertë në procedurën e tenderit, me ç’rast është pamundësuar ankand për arritjen e ankandit negativ për çmim më të ulët, ndërsa në dëm të Buxhetit të RM-së në vlerë prej 660.834.855 denarë”, thuhet në kumtesë.

Prokurori publik kompetente deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masë paraburgim shtëpiak për të dyshuarin e parë. Për të dyshuarin e dytë, i cili momentalisht është i pakapshëm për organet e përndjekjes dhe për të cilin është shpallur urdhërarrestim ndërkombëtar, me vendim është caktuar masë paraburgimi llogaritur nga dita e gjetjes së tij dhe privimi nga liria.

Donevski u arrestua më 15 mars pas hetimit që e hapi Drejtoria për Polici Financiare, ndërsa i dyshuar është edhe ish-drejtuesi i kompanisë Sekjurikom.