Një video e shpërndarë në rrjetin social ka bërë bujë të madhe teksa një i ri shqiptar konsumon kokainë në prezencë të gjyshes së tij të moshuar.

Madje i riu i thotë gjyshes se “vizat” e kokainës janë të vogla dhe nëse ajo dëshiron të pijë kokainë. Identiteti i të riut nuk është bërë publik, por duke dëgjuar videon dhe theksin e të folurës, me shumë gjasa bëhet fjalë për një shtetas me origjinë nga zonat veriore të Shqipërisë.

Djali i ri në moshë duket se ndodhet nën efektin e drogës para momentit kur ka vendosur që të kryejë një video të tillë. Për më tepër shikoni pamjet e servirura nga Express.