Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot u takua me Shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja.

Ministri Dimitrov, siç kumtoi MPJ, e ka potencuar rolin e rëndësishëm të Misionit të OSBE-së në Maqedoni në mbështetje të proceseve reformuese të Qeverisë me bindjen se qasja e tillë e bashkëpunimit do të vazhdojë gjatë mandatit të tij.

Gjatë takimit me bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për realizimin e paraparë të qëllimeve programore të Misionit të OSBE-së në Shkup, me theks të veçantë ndaj bashkëpunimit me OSBE-në në përkrahjen e proceseve reformuese.