Shpërnguljen nuk mund ta ndalim nëse Maqedoninë nuk e bëjmë evropiane, porositi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov të rinjtë në Dellçevë.

Në takimin e organizuar nga Këshilli i të rinjve pranë Komunës së Dellçevës, ministri Dimitrov ka shpjeguar perspektivat që do të fitojë shteti me integrimet euroatlantike dhe ka theksuar se të rinjtë si gjeneratë duhet ta bëjnë hapin për gjeneratat që vijnë që të kenë një fillim të mbarë për të ardhmen.

“Në Dellçevë shpërngulja është sfidë me të cilën përballet kombi. Atë nuk mund ta pengojmë nëse Maqedoninë nuk e bëjmë evopiane. Nuk mund të garojmë me pasaportën e Maqedonisë me shtetet anëtare të BE-së, nëse ne nuk jemi anëtar, nëse pasaporta e Maqedonisë nuk jep të drejta të nëjtja për qytëtarët tanë si pasaportat e shteteve evropiane. Kemi shansin historik”, ka theksuar Dimitrov.

Në takim, paraqitje ka pasur edhe kryetari i Dellçevës, Goran Trajkovski i cili ka porositur të rinjtë të jenë pjesëmarrës aktiv në shoqëri dhe pa hamendje dhe me krenari të dielën të votojnë “PËR” të ardhmen e Maqedonisë dhe Dellçevë evropiane.

“Të hapim dyert për gjeneratat e tanishme dhe të ardhme që në shtëpi të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Përmes programeve evropiane për arsim dhe mobilitet të rinjtë nga Maqedonia përfitojnë dije dhe përvojë që u garantojnë vende mirë të paguara të punës edhe këtu, në vendin tonë”, tha Trajkovski.

Ndryshe, ministri Dimitrov sonte do të merr pjesë edhe në tribunën “Për Maqedoni evropiane” që do të mbahet në kino- sallën në Dellçevë me fillim në ora 19.