Pas 27 vjetësh është gjetur zgjidhja me Greqinë fqinje duke ruajtur identitetin tonë dhe se është për keqardhje që pas 27 viteve të presim akoma, tha sot  në debatin “PËR Maqedoni Evropiane” në Dellçevë,  ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

“Për herë të parë në 27 vjet kemi gjetur një zgjidhje. Ngadalë, duke u takuar, takim pas takimi, arritëm në një zgjidhje me të cilën quhemi maqedonas. Për herë të parë kemi një shans me një identitet të qartë dhe një gjuhë zyrtare për t’u bashkuar me NATO-n dhe BE-në. Është për të ardhur keq që ne kemi qenë duke pritur për vendin tonë për 27 vjet dhe ndërkohë që prisnim diçka që të ndodhte me ne, vendet e tjera na lanë pas, ndërsa të rinjtë po kërkojnë lumturinë e tyre jashtë. Kjo është arsyeja pse them se nëse kemi arritur të zgjidhim këtë, atëherë ne mund të bëjmë gjithçka”, tha Dimitrov.

Mbiemri Veriore, shton ai, thotë se pjesa jonë është një pjesë e Maqedonisë.

“Është fakt se Maqedonia është pjesë edhe e Greqisë edhe e Bullgarisë, dhe ne jemi pjesa veriore e saj. Derisa të rinjtë janë këtu, detyra e brezit tonë është të çojmë Maqedoninë në rrugën e duhur  dhe për këtë arsye askush të mos ketë dyshime për PRO të dielën në referendum”, tha Dimitrov.

Dimitrov shtoi se më 30 shtator do të festohet e ardhmja, përgjegjësia dhe guximi me të cilin brezi ynë do të realizojë betimin e etërve tanë.

“Unë do të vishem si për festë dhe do të shkoj i qeshur dhe do të votoj me krenari dhe me ndërgjegje të pastër “Për Maqedoninë evropiane”, porositi në fund të fjalimit  ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov në Dellçevë.

Edhe për kryetarin e komunës së Dellçevës i cili gjithashtu ishte pjesë e debatit nuk ka dyshime se referendumi i ardhshëm dhe vota Pro është një mundësi që Dellçevës t’i hapen perspektivat që ofrohen përmes fondeve strukturore që do të mundësojnë zgjidhjen e problemeve ekzistuese për qytetarët.