Është djegur salla dhe një pjesë e  hollit në klubin e natës “Stacioni 26” në rrugën “Jordan Mijalkov” në Shkup.

Komandanti i Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski deklaroi për MIA-n se zjarri ka shpërthyer pasdite, ndërsa intervenimi ka përfunduar.

“Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar dhjetë zjarrfikës me katër automjete të zjarrfikësve”, deklaroi Tomeski.

Tani për tani nuk dihen arsyet për zjarrin.