I gjithë rajoni konsumator i Dibrës i cili i përfshin komunat Dibër, Qendra e Zhupës dhe rajonin e Rekës, komuna Mavrovë dhe Rostushë sot dhjetë orë ishte pa energji elektrike.

Kjo për shkak të aktiviteteve të bëra nga EVN në rrjetin elektrik me qëllim të përmirësimit të furnizimit normal me energji elektrike.

Rajoni konsumator i Dibrës i cili përfshin mbi katër mijë e gjysmë konsumatorë, persona juridikë dhe fizikë, pa energji elektrike ishte në periudhën nga ora 7:10 deri në orën 17:15 minuta.

Mungesa e energjisë elektrike kushtëzoi një numër të madh të institucioneve që të mos i realizojnë punët e tyre të përditshme ndërsa qytetarët të mos marrin shërbimet e nevojshme.