Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska e përshëndeti Formimin e Këshillit gjyqësor mediatik i cili në bazë të larta duhet ta rritë bashkëpunimin e gjyqësisë me profesionin e gazetarisë, nga aspekti i rritjes së punës transparente të gjykatave dhe raportimit objektiv gazetaresk.

Deskoska, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, në promovimin e këshillit theksoi se viteve të fundit opinioni ka dëshmuar në keqpërdorimet e shpeshta të mediave nga ana e pushtetit ekzekutiv përmes publikimit të incizimeve nga paraburgimet dhe arrestimet gjyqësore të personave, tërësisht duke e shkelur kapitullin për prezumimin e pafajësisë.

“Ky këshill gjyqësor-mediatik me punën e tij duhet ta përforcojë besimin midis këtyre dy profesioneve dhe të mundësojë informim të drejtë dhe objektiv për proceset gjyqësore në dobi të opinionit, pa u shkelur të drejtat bazë të njeriut të pjesëmarrësve në procedura”, theksoi Deskoska.

Ministrja potencoi se puna transparente dhe publike e organeve shtetërore e reflekton pozitën e organeve shtetërore në një shoqëri demokratike.

“Ky kapitull ka të bëjë edhe me gjykatat të cilat janë të themeluar si organe shtetërore dhe janë bartës të pushtetit gjyqësor në shtet. Opinioni në procedurën gjyqësore është një prej supozimeve fundamentale kushtetuese, i cili e siguron të drejtën e gjykimit të drejtë”, potencoi Deskoska.

Potencoi se pjesëmarrja e opinionit siguron legjitimitet të vendimit gjyqësor dhe në këtë mënyrë, tek gjykatat ndërtohet besimi në punën e tyre.

Ministria e Drejtësisë, thuhet në kumtesë, me ndryshimet e fundit të Ligjit për gjykata dhe të Ligjit për këshillin gjyqësor, të cilat u sollën nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, vendos transparencë më të madhe në punën e Këshillit gjyqësor.