Ministria e Drejtësisë i udhëzon të dëmtuarit në rastin “Sopot”-i për realizimin gjyqësor të të drejtave të tyre.

“Në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka refuzime për ta. Në pajtueshmëri me procedurën, ata të cilët kërkojnë dëmshpërblim, duhet të kenë vendim gjyqësor se në mënyrë të padrejtë janë paraburgosen. Në këtë rast ata drejtohen deri te Ministria e Drejtësisë për marrëveshje”, tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para debatit të sotëm për Propozim-ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe përplasje të interesave.

Duke e pasur parasysh këtë, shpjegoi Deskoska, që nuk ka kritere në bazë të së cilave mund të bëhet kjo marrëveshje ne i udhëzojmë për realizim gjyqësor të të drejtave.

“Kjo është procedurë standarde që shkon tërësisht për të gjithë dhe nuk ka parime të posaçme të cilat do të vlenin për këtë rast konkret”, tha Deskoska.

Rasti “Sopot”-i është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë e humbën jetën, pasi një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë në rrugën lokale Sushevë – Sopot.

Në këtë rast dhjetë persona u dënuan për terrorizëm, gjegjësisht se kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë – Sopot.

Të dyshuarit u liruan nga aktakuza në fillim të këtij viti kur Prokuroria Speciale Publike i shpalli për të pafajshëm.

Në pyetjen për esktradimet e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkoskit nga Greqia, si dhe të Afrim Ismailoviqit dhe Alil Demirit nga Kosova, Deskoska tha se nga Ministria greke e Drejtësisë ende nuk ka njoftim për urgjencën që e kanë dërguar, ndërsa në Kosovë është dërguar kërkesa me elaborim, por as nga atje nuk kemi përgjigje.

“Për të gjitha procedurat që shkojnë për esktradim, në qoftë se nuk kemi përgjigje ne nuk dorëzojmë kërkesë, gjegjësisht urgjencë që të procedohet rasti”, tha ajo.

Këtë, siç theksoi Deskoska, e kanë bërë në rastin me Dragan Daravellsin, ndërsa tani po bëhet edhe me Greqinë.

Për “Monstrën”, siç theksoi Deskoska, ende nuk kanë lëshuar urgjencë, sepse konsiderojnë se afati për përgjigje është i përshtatshëm por, siç tha, në qoftë se një kohë më të gjatë nuk marrin përgjigje do të kërkojnë edhe nga ata urgjencë.

Deskoska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, theksoi se deri më tani në Ministrinë e Drejtësisë nuk janë përgatitur ndryshime kushtetuese.