Rrjedhja më e fundit vjen prej blogut XDA Developer, që vërejti diçka shumë interesante të fshehur brenda përditësimit të Android 9.0 nga Samsung: Mund të shohim një total prej katër modeleve të ndryshme të Samsung Galaxy S10.

Këtë verë, qarkulluan thashethemet nga raporti i analistit Ming-Chi Kuo në lidhje me tri versione të mundshme të S10. Të gjeturat e XDA tregojnë për një version shtesë, të pa-përmendur më parë, njofton Mashable.

Ja se çfarë mund të shohim, në sajë të dokumentëve XML që u gjetën nga XDA:

Beyond0 – Beyond është i njohur të jetë emri kodik i Samsung për Galaxy S10. Supozimi është se ky model do të vijë me çmimin dhe specifikat më të ulta nga versionet e reja S10.

Beyond1: Versioni kryesor i Samsung Galaxy S10 i cili thuhet se ka një ekran AMOLED 5.8 inç

Beyond2: Një version më i madh i telefonit të ri. Modeli Galaxy S10 + pritet të ketë një ekran prej 6.44 inç

Beyond25g: Telefoni i katërt, i paraportuar paraprakisht. Besohet të jetë telefoni i parë Samsung Galaxy që mbështet 5G.

Duhet të theksohet se këto varianteve të telefonit janë vetëm supozime në këtë pikë. Megjithatë, provat ofrojnë dëshmi se telefoni ekziston.

Pas shitjeve zhgënjyese të Galaxy S9, Samsung mund me të vërtetë të sjell risi interesante përreth gjeneratës së tyre të ardhshme të telefonëve.

Kompania dërgoi disa ditë më parë ftesën për ngjarjen “A Galaxy Event”, që vjen më 11 tetor, duke u mburrur për “argëtim 4x” në tekst shumë të madh. A mund të jetë një referencë për këtë informacion të ri në lidhje me katër modele të mundshme Galaxy S10?

Duket se gjithçka do të zbulohet muajin tjetër.