Modelja e njohur Brigette Cooper ka 30 mijë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”.
Nga postimet e shumta që ajo bën, fansat kanë vënë re një ndryshim në fotot e saj të reja në krahasim me fotot e mëhershme.
E ky ndryshim është pikërisht gjoksi më i madh.
E teksa ata kanë menduar se Brigette mund të kenë bërë ndonjë operacion plastik, modelja ka treguar sesi qëndron e vërteta.
Cooper ka zbuluar ditët e fundit se cili është ushqimi që mund të rrisë gjoksin e femrave.
Ajo tha se zmadhimi i papritur i gjoksit ka të bëjë vetëm me një superushqim: pluhurin maca.
Bima maca rritet në Peru dhe mendohet se rrit energjinë, libidon dhe balancon hormonet.
Të shumtë janë ata komentues që thonë se do e blejnë menjëherë këtë produkt, pasi janë të bindur tek efektet e këtij super-ushqimi.
Por modelja thotë se ai ka edhe disa efekte të këqija anësore.
Për shembull asaj i ka ndryshuar cikli i menstruacioneve, tashmë i vjen çdo dy javë, edhe pse e ka lënë përdorimin e Maca-s para dy muajsh.
Interesant është se sapo ajo nis të shtojë në peshë, kjo i shkon thuajse e gjitha në gjoks. Ky i fundit është bërë shumë i ndjeshëm ndaj gjithçkaje, thotë Cooper.
Pas këtij lajmi kanë reaguar edhe ekspertët. Instituti BfR thotë se janë bërë testime te kafshët për të provuar se cili është efekti i kësaj bime.
Testimet kanë provuar se bima ka ndikim të fortë tek organet seksuale dhe balanca hormonale.
“Ne kemi vënë re edhe efekte të padëshiruara anësore,” thuhet në deklaratën e BfR