Në Komunën e Gjevgjelisë  deri në orën kanë votuar 5.224 nga gjithsej 19.234 sa kanë të drejtë të votimit  apo 27,16 për qind nga trupi votues. E njëjtë është përqindja  e daljes  edhe në  Komunën e Dojranit ku deri në orën 15 kanë votuar 751 persona apo 27,6 për qind.

Pak më e vogël është dalja në Komunën e Bogdancit  ku në prononcimin në referendum deri në orën 15 të drejtën e votimit e kanë realizuar 1.631 persona, ndërsa dalja më e vogël është  në Komunën e Vallandovës  ku kanë votuar 2.035 qytetarë apo 20,41 për qind nga gjithsej 9.967 votues të regjistruar.

Prononcimi në referendum të qytetarëve nga komunat juglindore vazhdon qetë dhe pa parregullsi, thonë nga KKZ-të.