Janë dëmtuar xhamat e dy Shtabeve të ndara të partisë politike LSDM në Kumanovë. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga MPB, nga ku kanë informuar se tek ta rasti është paraqitur sot në ora 10:40.

Sipas MPB-së, janë thyer tre dritare të dy Shtabeve, njëri i locuar në rrugën “Ilindenska”, ndërsa i dyti në “Tode Dumba”. Lidhur me ndodhinë, thonë nga policia, është arrestuar 34 vjeçari D.S. nga Kumanova.

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski sot ka thënë se është informuar për incidentin dhe se rasti është paraqitur në polici.

“Ua lë organeve hetimore të gjejnë kryerësin dhe të përgjigjet për atë që ka bërë”, ka thënë Dimitrievski.