Të gjitha vendet anëtare të NATO-s është e vërtetë se nuk dëshirojnë ta shohin Maqedoninë në Aleancë, përfshirë edhe vendin tonë, potencon Vilem Vauter Plomp, ambasador i Mbretërisë së Holandës në RM në debatin e sotëm me temë “Debatojmë për NATO-n” në organizim të Info Qendrës për integrimet  euroatlantike, me përkrahje të MPJ-së dhe Ambasadës së Holandës.

Duke përkujtuar se Holanda e mbështet Maqedoninë në procesin reformues në 20 vitet e kaluara, vlerësoi se marrëveshja e Prespës nuk është e përkryer, por është e rëndësishme që është arritur kompromis.

Sipas Plomp, në përparësitë nga anëtarësimi në NATO, më së shpeshti është bumi ekonomik dhe siguria, ndërsa thelbi është vend i barabartë në tavolinën me vendet anëtare.

“Në Maqedoni lumturia ka çmim, fatkeqësia ka çmim edhe më të shtrenjtë”, tha Solomon Pasi, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, të cilin moderatori Vasko Popetrevski e quajti Natofil. E keni momentin dhe referendumin, vetëm bëjeni këtë”, porositi Pasi, i cili në kohën sa ishte ministër Bullgaria ishte pranuar në NATO.

Nikolla Todorov, avokat dhe ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Shëndetësisë, duke përkujtuar se në vitin 2001 si student ishte kryetari i parë i rinisë së Klubit euroatlantik të RM-së, potencon se në atë kohë besimi në NATO ishte shkatërruar, por, siç tha, edhe atëherë por edhe sot e kemi qëndrimin e njëjtë, ndërsa ai është se Maqedonia duhet të jetë anëtare e NATO-s.

“Kjo është mënyra në të cilën, sipas meje, përmbyllet çështja e Maqedonisë. Dikush do të thoshte se kjo është dramatike, por mendoj se kjo është realiste dhe është rruga në të cilën Maqedonia duhet të kalojë dhe duhet të jetë pjesë e kësaj familje”, tha Todorov.

Dikush do të thoshte, nënvizoi Todorov, NATO nuk ka alternativë për Maqedoninë, unë do të thosha se ka.

Duke bërë një analizë të shkurtë kronologjike për atë se pse është themeluar Aleanca, Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë, theksoi se një rregull e pashkruar është së pari NATO pastaj BE-ja. Së pari siguri, stabilitet, liri, ndërsa pastaj kanë sukses vlerat demokratike-institucionet.

“Marrëveshja nënkupton derë të hapur për anëtarësim në NATO dhe BE, ndërsa është arritur kur duhet të luajë finalen. 25 vite negociojmë, bisedojmë, të gjitha qeveritë. Nuk ka qeveri e cila nuk donte të arrihet kompromis. E zgjodhëm çështjen e emrit me kreativitet të madh të njerëzve të cilët negocionin dhe arritëm deri në situatën kur vendosin qytetarët. Me anëtarësimin në NATO ne jemi në klubin e më të pasurve, më të fuqishmëve, shteteve më demokratike në botë. Nëse është kështu, a duhet ende të mendojmë nëse të votojmë “Për”. Çdo alternativë tjetër aspak nuk është logjike”, deklaroi Ramadani.

Për përvojat e Malit të ZI me anëtarësimin në Aleancë foli, Dragan Koprivica, përfaqësues nga NATO Info Qendra – Mali i Zi. Ai shfaqi shpresë se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe qytetarët do të jenë mjaftë të mençur që ta lënë të kaluarën pas dhe të shohin në të ardhmen e vendit.