Dafina Zeqiri po kalon një periudhë të ndjeshme në jetën e saj private, ku duket se është mjaft i përfshirë reperi, Noizy.

Dafina është parë duke u shoqëruar me Noizyn pasi edhe realizoi një projekt me të.

Dafina dhe Jose filluan lidhjen e tyre dy vjet më parë. Ata u fotografuan në Stuttgart, Foto: Telegrafi

Një raport më i afërt personal i dyshes shihet si shumë i mundshëm, pasi Duffye vetëm pak kohë më parë i dha fund lidhjes me të dashurin nga Republika Dominikane, Jose, konfirmojnë burime të Telegrafit.

Se Dafina ka pasur një përplasje me Josen e vërteton fakti se ajo pas përfundimit të turneut nuk është kthyer në SHBA ashtu siç kishte planifikuar.

Noizy dhe Dafina, shumë afër njëri tjetrit. Më shumë se shokë? Foto: InstaStory – Instagram.com/noizy

Kështu, ajo po qëndron shumë afër me Noizyn, pasi edhe realizoi bashkëpunim me të.

Pjesë të këngës së Noizyt dhe Dafinës i publikoi reperi, teksa e kaluara për dyshen ishte mjaft e errët.

Noizy pak vite më parë i bëri diss Dafinës duke e akuzuar për afera të shumta në këngën “Na jena OTR” kur Dafina ishte në lidhje me Ledrin.

Sot si duket nuk ka më dallime përkundër fjalëve ofenduese dhe dyshja po kalojnë momente të mira së bashku, veçanërisht pas ndarjes së Dafinës nga Jose.

Loading...