Anësori i Juventusit Douglas Costa raportohet se përballet më një muaj mos lojë shkaku i lëndimit të ijëve dhe gjurit.

Sipas Calciomercato.com, lëndimi i tij ka ardhur gjatë ndeshjes kundër Valencias të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Juve e ka konfirmuar që braziliani është lënduar në gjurin e tij të majtë dhe ka një goditje në ijën e tij në anën e djathtë.

Costa pritet që të mungojë së paku 3-4 javët e ardhshme, edhe pse ai ashtu kështu do ti mungonte Juventusit në Serie A për shkak se është dënuar më katër ndeshje mos lojë pasi pështyu lojtarin e Sassuolos Di Francesco në javën e fundit të Serie A.