Kryetaja e këshillit të komunës së Çairit, Xhemile Memeti, ka bë një status në facebook me tone kritike ndaj politikave të komunës.
Ja postimi i saj i plotë:

Jasht temës për NATO dhe EU,
ne kemi edhe problemet e përditshmërisë, gjegjësisht,
Qenët endacak çdo ditë gati sulmojnë të rriturit por sidomos fëmijët në Çair.
Dje në mbledhjen e Këshillit, pasi miratuam programet dhe raportet e shkollave fillore, në pikën e fundit të Rendit të ditës, kishim pyetje dhe sugjerime nga ana e këshilltarëve për kryetarin e Komunës si dhe për shërbimet e komunës,
Ndër të tjerat, ishte pyetja:
– Si do t’ia bëjmë me qentë endacak që po sulmojnë fëmijët!
Nga zëdhën. morëm përgjigje se po meren me këtë problematikë, po qentë vazhdojnë të sulmojnë.
Më se e nevojshme eshte ky problem të ngritet ne institucione ne nivel republikan.
Fëmijët, ecin në këmb, dhe jo cdokush ka veturë….
Të lëshojmë pak nivelin, të zbritim në tokë, të meremi me problemet reale pastaj tjerat vetvetiu rregullohen!
Me respekt
kryetare e Këshillit të Komunës së Çairit,