Chelsea i ka lëshuar pikët e para pas gjashtë javësh të sezonit të ri të Premierligës, pasi u ndal me barazim pa gola nga West Hami të dielën në Londër.

Skuadra e Maurizio Sarrit po vinte nga një ecuri e përkryer prej pesë fitoreve në pesë ndeshjet e para të sezonit të ri 2018/19 në Premierligë, por u ndal me barazim 0-0 nga West Hami, që para se ta mundte Evertonin javën e kaluar i kishte humbur të gjitha katër ndeshjet e para, raporton Gazeta Express.

Rasti i parë në ndeshje erdhi pas gjysmë ore lojë, kur Michail Antonio i West Hamit e pranoi një top brenda zonës së Chelseat, por goditi dobët mbi portë.

Vetëm një minutë me vonë, Anttonio pati përsëri mundësi për ta zhbllokuar rezultatin, megjithatë goditja e tij nga rreth tri metra lartësi u prit nga Kepa Arrizabalaga.

Skuadrës së Maurizio Sarrit iu desh të priste më shumë së një orë për ta rrezikuar seriozisht portën e vendasve. Alvaro Morata u gjend ballë për ballë me portierin pas një pasimi nga Eden Hazard, por reagimi i shpejtë i njërit prej mbrojtësve të Ëest Hamit e shtëpi portën e vet.

Alvaro Morata mori një top thellë tjetër brenda zonës, por përpjekja e tij për të shënuar u bllokua nga portieri i West Hamit.

Rasti më i mirë në ndeshje i takoi West Hamit, por Andriy Yarmolenko nuk e qëlloi portën pas goditjes me kokë edhe pse i vetmuar para Kepas.

Chelsea tani ka 16 pikë pas gjashtë javës dhe renditet e treta në tabelë. Ndërkohë, West Hami shkon në kuotën e katër pikëve në vendin e 17-të. /Express/