Çekia planifikon që Ambasadën e saj në Izrael ta zhvendos nga Tel-Avivi në Jerusalem, sipas shembullit të SHBA-së, të cilët këtë e bënë në maj të këtij viti, njofton DPA.

Përfaqësuesi i presidentit çek Millosh Zeman informoi se hapja e Qendrës kulturore çeke në Jerusalem, e parashikuar për në nëntor, mund të paraqesë hap të parë drejt zhvendosjes së Ambasadës.

“Ky hap mund të ndërmerret vetëm në pajtim me të drejtën ndërkombëtare”, shtoi Zeman.

Zhvendosja e Ambasadës amerikane nga Tel-Aviti në Jerusalem shkaktoi reagime të ashpra dhe protesta të palestinezëve dhe të një numri të madh të shteteve arabe dhe myslimane.