Një burrë me hanxhar në dorë është qëlluar për vdekje në një qytet në Brazil, pasi kishte plagosur dy zyrtarë policorë me hanxharin që mbante në dorë.

Pedro da Silveria, 49-vjeç, po grindej me pesë policë të cilët mundoheshin ta çarmatosin.

Dhe kur refuzoi ta bëjë një gjë të tillë dhe iu vërsul me hanxhar, ata e qëlluan për vdekje para një klubi të natës në qytetin brazilian Chapeco.

Policia kishte shkrepur 10 plumba mbi Da Silveira, i cili mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes.

“Zyrtarë policorë dhe ushtarakë kanë rrezikuar jetën e tyre për t’ia shpëtuar jetën të dyshuarit, por pasi që nuk pranoi të bashkëpunon u qëllua”, thuhet në deklaratën e policisë.