Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili është për vizitië zyrtare në SHBA bashkë me kryeministrin Zaev ka nisur takimet me Zëvendës Presidenti Majk Pens, shkruan TS.
“Një vizitë dhe takim historik në Shtëpinë e Bardhë!
Zëvendës Presidenti Majk Pens, na e rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrugën tonë të drejtë të integrimit në NATO e në Bashkimin Evropian. SHBA mbeten partneri ynë i fuqishëm strategjik” ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndryshe deri tani në Maqedoni kanë zbarkuar shumë liderë evropian në mbështetje të Maqedonisë për anëtarësimin në NATO dhe BE.