Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon ka thënë se ai është i lumtur që shoku i tij më i mirë Filippo Inzagi do të përballet me Juventusin si trajner i Bolgnas

Ish sulmuesi do të jetë më skuadrën e tij në Torino, derisa është inkurajuar nga ish shoku i tij i Kombëtares në Itali për të kryer punë.

“Pippo gjithmonë ka qenë një shok i mirë i imi”, tha Buffon për Corriere dello Sport.

“Ai është një lojtar i cili ka fituar 1000 beteja dhe jam i sigurt se njëjtë do të jetë edhe si trajner. Jam i lumtur që ai ka fituar kundër Romas dhe ai është trajner i Bolognas. Mund të kisha shkuar të luajë atje si fëmijë, ata më dëshironin kur isha vetëm 12 vjeçar, para se Parma të nënshkruante më mua”, ka thënë legjenda e portës italiane.