Partnerët e kryeministres së Britanisë, Thereza May janë përgatitur për zgjedhje të parakohshme në Nëntor.

Gazeta Sunday Times shkruan se kjo është një mënyrë që diskutimet për Brexit të vazhdojnë dhe Theresa May të mbetet sërish në krye të qeverisë me një mandat të ri popullor.

Sipas gazetës, drejtuesit Downing Street kanë gati skenarin e zgjedhjeve të përgjithshme në vjeshtë për të siguruar mbështetjen e qytetarëve për një plan të ri të daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.