Duket sikur Angelina Jolie dhe Brad Pitt po kthejnë një faqe të re në jetën e tyre.

Megjithëse kanë qenë të angazhuar në një betejë të vështirë të kujdestarisë ndaj gjashtë fëmijëve të tyre që kur Jolie paraqiti për divorc më 20 shtator 2016, një burim raportoi aktorja kohët e fundit ka takuar Pitt për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre të bashkë-prindërimit.

“Brad dhe Angelina zhvilluan një takim sekret në shtëpinë e saj,”-tha burimi për TMZ.

“Takimi i tyre ishte i suksesshëm. Brad ka qenë i përkushtuar për të bërë paqe gjatë gjithë procesit dhe tani duket sikur ata janë në një pikë ku mund të krijojnë një situatë më të qetë për fëmijët.”

Drama Brad-Angelina ka vazhduar për dy vite.

Së fundmi një gjykatë urdhëroi aktoren që të ndihmonte në raparimin e marrëdhënieve të fëmijëve të saj me Bradd.

Vetëm pas kësaj aktorit iu dha mundësia për të kaluar më shumë kohë me pesë fëmijët e tij, Pax 14 vjeç, Zahara, 13, Shiloh, 12, dhe 10- vjeçaret Knox dhe Vivienne gjatë verës, ndërsa Maddox 16-vjeç, për shkak të moshës dhe pjekurisë, ishte në gjendje të përcaktonte vetë se sa kohë dëshironte të kalonte me babain e tij.