Sulmuesii Sassuolos, Kevin-Prince Boateng pret që Cristiano Ronaldo të “shënoi 30 gola” për Juventusin këtë sezon por “shpreson që golat e tij të mos nisin kundër skuadrës se tij”

Superylli portugez ju bashkua Bianconerri nga Real Madridi këtë verë, por ka dështuar që të shënoi në tri ndeshjet e para të Serie A.

“I duhet pak kohë që ta thyej akullin”, ka thënë Boateng për Sky.

“Pasi ta bëj këtë ai do të shënoi, si zakonisht, 30 gola në sezon, por shpresoj mos ta thyen me ne. Ne kemi nevojë që të luajmë një ndeshje përfekte kundër Juves pasi që ata janë skuadra më e mirë”.

Boateng ka punuar me trajnerin e Juves, Massimiliano Allegri në Milan, dhe ka fjalë miradije për tuskanin.

“Ne patëm një kohë të mirë bashkë, ai tani është rritur shumë, të marrësh këto rezultate tregon se ai është një trajner i mirë. Me stilin e tij, e shoh në Premier Ligë në të ardhmen”.