Manjati i medias dhe tre herë kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg është gati të sfidojë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Por këtë herë ai nuk do të garojë si një kandidat i pavarur por do rreshtohet në radhët e demokratëve.

Lajmi është raportuar nga disa media amerikane.

Bloomberg 76 vjeç është përpjekur të shkojë në Shtëpinë e Bardhë dhe në 2008, 2012 dhe 2016, por gjithnjë si kandidat i pavarur.

Vitet e fundit manjati miliarder i informacionit ka shpenzuar shuma të mëdha parash në beteja anti Trump, si për shembull për klimën apo kundër armëve.