Destani publikon fotografi pas faljes së xhumasë Aktori shqiptar Blerim Destani është padyshim njëri ndër meshkujt më atraktiv në estradën shqiptare. Ndonëse punon shumë për projektet filmike, nuk mbetet pa u komentuar edhe për jetën private, rtv21.tv Në postimin e fundit në Instagram, Blerimin e shohim pas faljes së namazit  të Xhumas, teksa duart i ka të ngritura nga qielli ai ka falënderuar Zotin. “Flm Zot, Xhuma”, kishte shkruar Blerimi poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

Kujtojmë se “Frauen” është filmi i fundit në të cilin Blerim Destani mori pjesë, ndërkaq së fundmi ai po punon edhe në një projekt të ri filmik i cili ende nuk i ka përfunduar xhirimet.