Ish mesfushori i Interit, Nicola Berti beson se Nerazzurri kanë një skuadër “pak më të mirë” se Tottenham Hotspur.

Këto komente ai i bëri para ndeshjes se të martës në Ligën e Kampionëve kundër Tottenhamit. Berti ka bërë 300 paraqitje për Interin, duke fituar një Skudeto dhe një kupë të UEFA’së, derisa ai kishte ndihmuar edhe Tottenhamin për të mos rënë nga Premier Liga në vitin 1998.

“Sot të dy skuadrat janë shumë afër me cilësi por mendoj se Interi është pak më i mirë”, tha 51 vjeçari për The Independent.

“Tottenham janë fanstastik në sulm, shumë të mirë në mesfushë, por ashtu-ashtu në mbrojtje. Ata kanë pësuar shumë gola këtë sezon. Interi ka një luan në sulm, Mauro Icardi, përderisa skuadra është forcuar shumë duke falëndëruar kroatët të cilët e kanë rritur atë sidomos pas arritjes në finale të Botërorit”.

“Harry Kane është i vetmi sulmues anglez në 30 vitet e fundit të cilin e admiroj. E admiroj atë shumë sepse është futbollist i kompletuar. Ai mund të luaj për skuadrën, ai është i mirë me këmbë të djathtë dhe të majtë dhe me kokë. Nuk më pëlqejnë sulmuesit anglez, por ai është një përjashtim. Ai është sulmuesi më i mirë i Spurs që pas kohës se Klinsmannit”