Këshilli i BE-së sot as nuk shqyrtoi, as nuk mori vendim për vazhdim të mëtutjeshëm të procedurës ndëshkuese kundër Polonisë në bazë të nenit 7 nga Karta e Unionit, kumtoi ministri austriak për çështje evropiane Gernot Blimel.

“Ende shpresojmë se është e mundur të vijmë deri te marrëveshja me Varshavën”, deklaroi Blimel, vendi i të cilit është kryesues aktual me BE-në.

Blimel, tha se në mbledhjen e sotme Këshilli i BE-së nuk ka biseduar, as për propozimin e Parlamentit Evropian për ngritje të procedurës së ngjashme dhe kundër Hungarisë. Sipas Blimel, Këshilli së shpejti do të vlerësojë çka duhet të ndërmerr në bazë të propozimit të eurointegrimeve.

Lidhur me procedurën kundër Polonisë, nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timermans deklaroi se “lajmet nuk janë të mira dhe se koha kalon”.

“Nga marrja e parë në pyetje e Polonisë gjatë qershorit e deri më tani, gjendja nuk është përmirësuar. Rekomandimet e Komisionit nuk janë zbatuar dhe ka filluar procedura për emërimin e gjykatësve të rinj të lartë në kundërshtim me angazhimet evropiane”, theksoi Timermans.

Ai theksoi se sjellja e Varshavës nuk tregon se autoritetet polake i pranojnë angazhimet e Komisionit Evropian.