Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë këtë pasdite në një konferencë të jashtëzakonshme për të folur rreth përplasjes që ndodhi këtë të martë në Jalë, atje ku policia dhe IKMT ndërhynë për të prishur objektet në pronësi të disa qytetarëve.

Gjatë përplasjes së qytetarëve me policinë, një moment tensioni ka patur mes debatit të deputetit demokrat Afgron Shehaj dhe kryeinspektorit, Fatmir Meta.

Basha sot i është drejtuar inspektorit me emrin Fatmiri i Nasibesë, duke bërë publik se personi në fjalë ka ndihmuar në vrasjen e Azem Hajdarit dhe dikur ka qenë përgjegjës i policisë së Tropojës. Kryedemokrati shtoi se Fatmir Meta është person i lidhur ngushtë me krimin dhe se kërcënimi që ai i ka drejtuar deputetit demokrat do të përkthehet në një kallëzim penal kundër tij.

Madje Basha ka kërcënuar dhe Edi Ramën, duke thënë se përgjegjësinë do ta “mbash mbi kokë”.

Basha: Prania policore në Jalë ka një qëllim, për të grabitur trojet e çmuara të Jalës. Ndërhyrja ka qenë e paligjshme dhe me akte dhune. Banorët kanë dëhsmuar se toka i kaloi në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes e më pas ajo tokë do t’i kalojë miqve të Edi Ramës. Shembja e banesës pretendohet se është pa leje ndërsa Xhillari, kompleksin e tij nujk e prekur fare ky operacion.

Deputetët u nisën menjëherë atje. Policia është sjellë si banditë. Fatmiri i Nasibesë kërcënoi deputetin e PD-së Agron Shehaj, në kohën që ai ishte në detyrën e tij. Për ata që nuk e njohin ose ata që e kanë harruar, Fatmiri i Nasibesë është ish shefi i komisariatit të Tropojës. Me makinën e Fatmir Metës udhëtoi me 12 shtator udhëtoi banda që ekzekutoi Azem hajdarin. Po ajo bandë u kthye në Tropojë pa u bezdisur nga askush.

Tre herë është vjedhur banka e Tropojës dhe janë vrarë 80 persona në kohën kur Fatmir Meta mbante postin e kryekomisarit. Që prej ardhjes së Ramës në pushtet, bashkëpunëtori i vrasjes së Azem hajdarit, tashmë i shërben kryeministrit dhe Fatmir Xhafajt.

Dua ti bëj një lajmërim të drejtpërdrejtë atij. PD do të depozitojë sot një kallëzim penal për këtë bandit. Rrota e drejtësisë nuk do të vonojë dhe do të kapë prej bishti!

Edi Rama, përgjegjësinë do ta mbash ti në kokën tënde!